Situata e tensionuar mes demokratëve, Bujar Nishani del me paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Bujar Nishani ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se sot ndodhet në Kukës ku po takon demokratët e kësaj zonë.

Nishani paralajmëron se në 8 janar demokratët e Kukësit do të jenë në Tiranë, për ta kthyer sipas tij selinë e PD-së nga bunker i pazareve të pista në shtëpinë e lirisë së shqiptarëve.

Postimi i Nishanit:

“Mes demokratëve të Kukësit, elita e njerëzve të lirë dhe patriotizmit në Shqipëri ! Në 31 vjetorin e themelimit të kësaj dege u konfirmua se opozita është rikthyer në misionin e saj.

Besim, shpresë, forcë për një Shqipëri ndryshe.Më 8 janar, ora 12:00, demokratët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë do të mblidhen në Selinë e PD në Tiranë për ta kthyer atë nga bunker i pazareve të pista në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve”, shkruan Nishani.

Lexo lajme interesante

You may also like