Situata e tensionuar brenda PD-së, Mentor Kikia publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe hedh dyshimet e forta (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Situata brenda Partisë Demokratike paraqitet tepër e tensionuar. Sot dy grupe të rreshtuara në krahun e ish-kryeministrit Sali Berisha mbërritën në oborrin e selisë blu, por nuk mundën të futeshin brenda zyrave sepse dyert ishin bllokuar.

Ndërsa Berisha e akuzon se ka marrë ‘peng’ zyrat e partisë, Basha bën të ditur se dyert janë bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen në seli dhe askush nuk mund të hyjë brenda saj pa autorizim. Nisur nga këto zhvillime, gazetari Mentor Kikia ka bërë një reagim ironik në rrjetet sociale.

Postimi i Kikias:

“Kushedi çdo kete kurdisur ai misterci brenda, kot nuk i ka zene xhamat me adezive…”, shkruan Kikia krahas fotos së shkëputur nga filmi ‘I vetëm në shtëpi’.

You may also like