Situata e Haller, sulmuesi merr një tjetër lajm të keq pas analizave të fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tjetër lajm i keq ka ardhur për Sebastien Haller. Sulmuesi i Dortmund po vuan nga një tumor në testikuj, ndërsa disa ditë më parë kreu edhe një operacion i cili u realizua me sukses.

Megjithatë, analizat e fundit kanë treguar se kanceri është malinj dhe sulmuesi është i detyruar t’i nënshtrohet menjëherë kimioterapisë. Për këtë arsye Haller do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë nga fushat e blerta.

Sipas asaj që raportohet nga mediat gjermane, Haller mund të mos jetë aktiv në futboll rreth 4-5 muaj. “Sebastien do të rikuperohet ne mënyrën më të mirë të mundshme” ishte një nga fjalitë e Borussia Dortmund në postimin që bëri për gjendjen e sulmuesit. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Twitter

You may also like