“Sistem kalbësirë”, Sali Berisha e tregon publikisht: Ja mënyra si do e rrëzojmë këtë regjim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike ka mbyllur takimin që organizoi me përfaqësues të sindikatave. Ai u shpreh se sistemi me të cilin po qeveriset vendi sot, është një sitëm i kalbur që do të rrëzohet falë protestave e grevave që do të organizohen.

“Një nga gjërat që mendoja ta japin falas është uji. Jemi vend i bekuar me ujë. Kemi ujëra shumë të mira. Duhen investime për ujërat tona. Ka një vend që ja jep krenarisht ujin qytetarëve dhe është Austria.

I rriti taksat, e dini që ka marrë më pak se ckemi marrë ne me taksa të ulëta, ka përgjysmuar bisnesit, ka vetëm 107 mijë sot. Po jau çove energjinë dhe ti çosh taksidarët me urdhra që ti falimentojnë, mbyllen dhe ikin.

Një rryshfet 20 mijë leksh kur qindra mln ndahen mes qeveritarëve që mendojnë se po luftojnë korrupsion nuk ka akt hipokrizie më të madh.

Marrëveshja që keni arritur do të mbahet pikë për pikë nga PD. Ajo që është nuk paska gjë më të vështirë se një artist i dështuar dhe urrejtja e tij për artistët. Kjo është e vërteta. Se ku e gjen këtë shpirt të zi të sillet kështu ndaj artistëve me kaq përçmim përveçse në komplekset e dështimeve të tij. Shkatërroi cirkun e teatrin. Çkoncepte ka ky për artin? Urrejtjen. Statusi do të jetë një përparësi e madhe dhe një realitet. Do ketë trajtim të ri.

Të gjitha janë të realizueshme, kërkohet që ky sistem monist i bazuar në vjedhje e mashtrim të largohet një minutë e më parë. Grevat janë jetike. Sado i fortë të duket ky regjim i kalbur, është thjeshtë një kalbësirë që hiqet vetëm me protesta e greva që do ti ndërmarrim sa më parë”, tha Berisha.

You may also like