Sirena nga Gjermania për Robin Gosens, Interi mund ta largojë që në janar

by admin
Spread the love

Sytë që ndjekin Robin Gosens vijnë nga Bundesliga. Të paktën kështu raportojë mediat gjermane të cilat kanë zbuluar edhe emrat e ekipeve që janë të interesuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit zikaltër.

Bayer Leverkusen është ekipi më shumë i interesuar për mbrojtësin gjerman dhe po mendon të bëjë një ofertë zyrtare që në merkaton e janarit. Megjithatë, në luftë për Gosens janë gjithashtu edhe Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt të cilat po ndjekin nga afër situatën.

Ekipi tjetër gjerman që është vënë në kërkim Gosens është edhe Borussia Monchengladbach. Këta të fundit mund të propozojnë edhe një shkëmbim me Marcus Thuram, i cili po ndiqet prej kohësh nga Interi. Megjithatë, në “pole position” mbetet Bayer Leverkusen që ishte shumë pranë transferimit të Gosens edhe në fundin e merkatos së verës. /oversport.tv

You may also like