Sirena angleze për De Jong, një klub londinez “i prish punë”, Manchester United

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sirena angleze për De Jong. Përveç Manchester United, që e kërkon prej kohësh, në garë për mesfushorin holandez të Barcelonë ka hyrë edhe Chelsea.

Sipas mediave spanjolle, bosi amerikan i londinezëve ka treguar gatishmërinë të paguajë plot 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, me qëllim që ta çoj në “Stamford Bridge” verën e ardhshme.

Një shifër e tillë josh jo pak Barcelonën. Katalanët po kalojnë vështirësi ekonomike dhe 80 milionë do t’u mjaftonin për të rregulluar situatën dhe investuar sërish në merkato.

Për më tepër, De Jong nuk shihet si titullar nga trajneri Xavi, që e ka të pestin në hierarkinë mesfushorëve, holandezin.

Megjithatë katalanët mbeten ende në pritje të kundërpërgjigjes së Manchester United. Trajneri ku Eric Ten Haag e ka bërë të qartë se e dëshiron me çdo kusht De Jong verën e ardhshme.

Frenkie De Jong ishte shumë pranë largimit nga Barcelona edhe verën e kaluar. Megjithatë në fund trajneri Xavi bllokoi transferimn e tij te Manchester United, pasi numri i mesfushorëve në organikë ishte i paktë.

Megjithatë për sezonin e ri katalanët kanë kthyer sytë nga Marselo Brozovic i Interit. Kroati shihet si zëvendësuesi ideal i Busquets, pasi De Jong nuk ka bindur në atë rol./ Shqip


Top Channel

You may also like