Sipas Maestros, këta banorë do të jenë finalistët e Big Brother VIP 2!

by admin
Spread the love

Gara në shtëpinë e Big Brother VIP Albania sa vjen e bëhet edhe më interesante. Teksa kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga nisja e këtij edicioni të dytë, banorët kanë nisur tashmë të diskutojnë edhe se cilët prej tyre do të shkojnë në finale.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka qenë Maestro ai i cili ka folur me Oltën për konkurrentët që do të mund të prekin finalen e madhe të këtij edicioni. Gjatë bisedës me të, ai ka thënë se sipas tij, në finale do të shkojnë Olta, Kiara, Luizi, Dea Mishel dhe vetë Maestro.

Sakaq, idenë e tij e ka mbështetur edhe aktorja, teksa komentoi edhe emrin e Deas. Ajo tha se edhe ajo ka nisur të mendojë se Dea do të shkojë në finale, teksa heq automatikisht Kristin nga lista e finalistëve të këtij edicioni.

“Dean kam filluar dhe unë ta shoh në finale se do çojnë dhe goca. Nuk mund të më çojnë vetëm mua. Po Kristin nuk e fute? Dhe unë e kam heq”, iu përgjigj Olta.

You may also like