‘Sinqeriteti i Vuçiç provohet nëse Kosova bëhet pjesë e “Open Balkan’, Rama: Jam dakord që Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por ajo vjen në fund

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me gazetarët në Beograd u shpreh se është dakord që Serbia ti kërkojë falje Kosovës, duke shtuar se sipas tij falja është ajo që vjen në fund.

Rama theksoi se bashkëpunim në rajon e sheh si një proces paqeje.

“Nuk kemi të nevojshme të angazhojmë fonde të dedikuara, por të angazhojmë të gjitha forcat në administratat përkatëse, në mënyrë që të krijohen kushtet që brenda kësaj hapësire të Ballkanit perëndimor të jetë një lëvizje pas asnjë pengesë në mes”, tha Rama.

I pyetur për ndalimin e boksierëve të Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit në Beograd, dhe se sa i vërtetë është Vuçiç në deklaratat e tij, Rama tha se deklaratat e Presidentit Vuçiç për ftesën ndaj Kosovës do të testohet vetëm nëse Kosova i bashkohet nismës “Open Balkan”.

Sinqeriteti i të gjithë deklaratave testohet në provën e realitetit. Sot presidenti i Serbisë e tha hapur se mirëpret Kosovës njësoj si dy vendet e tjera. Pra kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më parë. Kur ne kuptuam që procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në proces deklaratash. Unë jam për falje. Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do ti japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund , nuk mund të vijë në fillim. Ballkani i Hapur ka mundësuar që në të kemi realitet atë që prej vitesh e kemi ëndërruar. Nuk hiqet dot kufiri në konflikt të hapur me Serbinë sepse jo Serbia por ngrihet dhe Uashingtoni dhe thotë Shqipëria e Madhe.

You may also like