Sindikatat kërcënojnë me grevë dhe protesta nëse shteti nuk i rrit pagat e punëtorëve për 2800 denarë

by admin
Spread the love

Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë kërkoi masa urgjente nga shteti për të parandaluar krizën ekonomike. Sipas kreut të kësaj Konfederate Marjan Risteski fuqia punëtore është duke e vuajtur më së tepërmi këtë krizë ngaqë blenë me çmime shumë më të larat vet produktet që i prodhojnë, por që marrin të njëjtat paga të ulëta. Paralajmërojnë greva dhe protesta për rritje të pagave të punëtorëve, por thonë se kjo do të bëhet në shtator kur të gjithë të kthehen nga pushimet verore.

“Ne sollëm vendim, në pikëpyetje është vetëm koha, që Konfederata të merr masa. Këtë që e ndjejmë durimit të popullit po i vjen fundi. Kjo situatë është e përballueshme, do të mbajmë ku të mundemi greva e ku tjetër protesta. Me këtë situatë ballafaqohemi një periudhë të gjatë, por më vështirë se tani nuk ka qenë kurrë për qytetarët dhe punëtorët në historinë moderne të Maqedonisë”,
tha Marjan Risteski, Kryetar i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë.

Në një konferencë për media mesditën e së shtunës u mblodhën përfaqësues të shumë sindikatave. Njëzëri thanë se nuk heqin dorë nga kërkesa fillestare për rritje të pagave 18,4% nga paga minimale. Përveç se paralajmërojnë një dimër me krizë të thellë, kanoset rreziku edhe për mungesë të fuqisë punëtore ngaqë sipas sindikalistëve, vendimi për punë më nuk po i josh të rinjtë, të cilët emigrojnë.

“Është i madh numri i policëve që u ka ‘plasur filmi’ nuk duan më të dëgjojnë se çfarë po ndodh dhe në çfarë derexhe na ka sjellë si pushteti i kaluar ashtu edhe ky aktual. Kokëfortësia e ministrave për të arritur vetëm qëllimet e tyre po zbraz MPB. Nga Probishtimi, Dibra, Tetova, Shkupi e të tjerë nga maji e këtej mbi 300 policë kanë bërë kërkesë për dorëheqje me qëllim të emigrimit jashtë shtetit”, shtoi GoceDellçev Todev, Kryetar i Sindikatë së pavarur të policisë.

Thirrja urgjente e sindikalistëve është që Qeveria të mbledh Këshillin social-ekonomik dhe bashkërisht me odat dhe shoqatat të konkretizojnë edhe ujdinë që kanë bërë për rritje lineare të pagave prej 2,800 denarëve. Në shtator do të skadoj afati që pushteti kërkoi për nivelizimin e pagave sipas marrëveshjes me sindikalistët. Por, këta të fundit janë skeptik andaj paralajmërojnë protesta dhe greva.

You may also like