Sindikata: “Rroga në arsim duhet të jetë 37 mijë denarë”

by admin
Spread the love

Me rritjen e pagës minimale duhet të rriten edhe pagat tjera të punëtorëve në raport me koeficientin e kompleksitetit, thotë Bllagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira. Nëse paga minimale është 15.000 denarë, atëherë mësimdhënësit duhet të marrin 37.000 denarë.

Ralpovski ka reaguar edhe ndaj masave të reja që janë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai thotë se vak si nimi duhet të jetë në mënyrë vullnetare dhe jo i obligueshëm ndaj të gjithë të punësuarve.

BLLAGOJA RALPOVSKI-KRYETAR I KONFEREDERATËS SË SINDIKATËVE TË LIRA

“Ajo që është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht ministri Venko Filipçe është krejtësisht antikushtetuese dhe diskr iminu ese. Punonjësit e sektorit publik apo çdo punëtor nuk mund të shan tazho hen për t’u vak sin uar për të gjetur një vend pune. Është e ndaluar me Kushtetutë, është e ndaluar me ligj, në fakt Këshillin Evropian, që është institucioni më i vjetër evropian, ka miratuar një rezolutë në të cilën thuhet se va ksini mi duhet të jetë vullnetar”.

Ai më tejë paralajmron se nëse va ks in imi do të bëhet i obligueshëm ose për të bërë P CR test me vet-pages për të shkuar në punë, do të marin masa radikale.

“Mund të nisin pro testat, mund të nisë edhe gr eva. Sindikata është një organizatë e bazuar në solidaritet. Besoni këtu se edhe kolegët që janë va ks inuar i kundërshtojnë këto masa, sepse mendoj se është ç’njerëzore të detyrosh dikë të bëjë diçka që nuk është e përcaktuar me ligj” u shpreh kryetari i Sindikatës.

Kreu i konfederatës së sindikatave thotë se nuk është kundër vak sini mit por kundër detyrimit për tu vak si nuar, pasi ai vetë i ka marrë të dyja dozat. Sipas tij zgjedhja për ta marrë apo jo është e lirë dhe siç thotë ai për këtë arsye para se të merren masa të tilla është e nevojshme të edukohen punonjësit se përse nevojitet.

You may also like