Simovski: ESHS nuk ka kërkuar vazhdim të Regjistrimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Enti Shtetëror i Statistikave deri më tani nuk ka kërkuar vazhdim të Regjistrimit 2021. Konform proceseve aktuale, presim dhe jemi të bindur se do të përfundojmë në afatin ligjor, deklaroi sonte drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski.

Simovski sqaroi se nëse do të kishte nevojë, do të kërkonin vazhdim pesë ditë më parë dhe jo ditën e fundit.

“Është e rëndësishme për ne që të gjitha objektet e strehimit të mbulohen. Ne kemi teknologjinë tonë sipas së cilës e monitorojmë procesin dhe do të dimë nëse dhe kur do ta përfundojmë procesin saktësisht. Sipas proceseve aktuale, ne presim dhe jemi të bindur se do të përfundojmë brenda afatit ligjor”, tha Simovski për MIA -n.

Konform Ligjit për regjistrimin, nesër është dita e 26 -të e fundit e Regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, i cili filloi më 5 shtator.

You may also like