Simonovski: Nga Llapi kthehemi me tri pikë

by admin
Spread the love

Nënkampioni i Kosovës, Drita ka mbajtur sot konferencë një ditë përpara ndeshjes kampionale ku ballafaqohet me Llapin në kuadër të javës së 11-të të Superligës.

Sulmuesi i Dritës, Marko Simonovsk, është shprehur optimist se nga Merdarja ku edhe zhvillohet ndeshja do të kthehen me tri pikë.

“Luajmë kundër një ekipe që ka fituar nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit, ata do të jenë të motivuar padyshim. Me angazhimin e të gjithëve shpresojmë që të arrijmë tre pikë”.

“Normalisht që pas 21 ditësh të lëndimit tim, jam rikthyer në ndeshje dhe po jap maksimumin tim. Duke ardhur e duke vazhduar në formën më të mirë, gjithsesi ekipi në vazhdim do të jetë edhe më mirë, ku do të fitojmë më shumë”.

“E vlerësojmë ekipin e Llapit maksimalisht, do të luajmë në një fushë e cila veç moderne nuk është në kushte optimale. Megjithatë do të jetë për dy ekipet njëjtë. Do të futemi vetëm për 3 pikë, kemi lojtarë shumë dhe do të japim maksimumin”, ka thënë Simonovski përpara mediave.

Takimi me Llapin do të luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

You may also like