Simon Cowell i thotë lamtumirë televizionit! Dedikim 100 përqind familjes dhe jetës private

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Simon Cowell i ka thënë lamtumirë televizionit për të t’iu përkushtuar jetës private dhe familjes së tij.

“Kjo është një situatë ku unë kam vendosur se është e drejtë që unë të fokusohem në rolin tim si krijues dhe prodhues. Karriera muzikore e Gary-t është e pakrahasueshme dhe ne e njohim njëri-tjetrin prej kohësh tani – kështu që jam i kënaqur që ai po merr stafetën për mua për serinë e parë të “Walk The Line”. E di që ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Simon në një deklaratë pas lajmeve për largimin e tij.

Cowell, yll i padiskutueshëm i kësaj industrie ishte prezent në ekran prej dy dekadash, si një nga fytyrat më të njohura në televizionet britanike dhe amerikane.

Ai ka qenë gjithmonë një gjyqtar kryesor i pranishëm në talent shout,  “X-Factor” dhe “Britain’s Got Talent” për 17 vjet, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zërë Gary Barlow.

 

 

 

You may also like