Siljanovska: Nëse është i zoti, nuk kam problem që kryeministri të jetë shqiptar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk kam problem që kryeministri të jetë shqiptar, por vetëm nëse është i zoti. Edhe në Qeverinë e kaluar, edhe tash, ka ministra të shkëlqyer shqiptarë, sidomos deputetet bien në sy më shumë se deputetët. Do t’i përmbahemi ligjit, thotë profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Sa ka bazë deklarata e zëvendëskryeministrit Artan Grubi se ka pasur marrëveshje – në 100 ditët e fundit kryeministri të jetë shqiptar?

-Nuk e di për çka janë marrë vesh. Unë u përmbahem ligjeve. Të gjithë mund ta lexojnë Ligjin për Qeveri ku shkruan se me këtë ndryshim 100 ditë para zgjedhjeve kandidatin për kryeministër e propozon partia në pushtet e cila ka më shumë deputetë”, tha Siljanovska – Davkova.

Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së u përgjigj në pyetjen nëse do të pranonin që në Qeverinë teknike kryeministri të jetë shqiptar?

“Nuk kam biseduar në këtë temë, por pse partia më e madhe politike e propozon kryeministrin teknik, në këtë rast ajo është VMRO-DPMNE-ja, pse BDI-ja ta mos përkrahë kryeministrin shqiptar të cilin do ta propozojë VMRO-DPMNE?”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

I pari i cili publikisht doli me idenë për kryeministër shqiptar ishe lideri i BDI-së në vitin 2020. Kemi luftuar për këtë vend, porositi ai.

“Tani është koha për barazi të plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë! Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!”, tha Ali Ahmeti, lider i BDI-së.

Kryeministri i atëhershëm Zaev konsideronte se me premtimin e Ahmetit për kryeministër shqiptar, BDI-ja vetëm do të humbë vota dhe do të shkojë në opozitë.

“Të jem gjallë e shëndosh, ta shoh këtë” thoshte Zaevi.

Para disa ditësh, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi deklaroi se kryeministri shqiptar do të bëhet në 100 ditët e fundit të Qeverisë edhe nëse ka ndryshim të modelit zgjedhor, sepse siç shton, kështu dikton marrëveshja politika.

You may also like