Sikurse nëpër filma, policia zvicerane përpiqet të ndalojë një vozitës të krisur i cili ua vjedh një veturë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me një bllokim trafiku të improvizuar, Policia Kantonale e Bernës u përpoq të ndalonte një vozitës që po qarkullonte në drejtim të gabuar. Ai arriti të vidhte një makinë policie, ndërsa policia ka qëlluar me armë zjarri

Në autostradën zvicerane A6 pranë Bern-Wankdorf, mëngjesin e së enjtes ndodhën disa skena të çmendura . Pak para orës 3:50 të mëngjesit, Policia Kantonale në Bernë mori një mesazh për një vozitës që po qarkullonte në drejtim të gabuar. Policia u përgjigj duke përdorur veturat e policisë civile për të krijuar një bllokim të imrovizuar trafiku për të ndaluar burrin.

“Sipas njohurive të deritanishme, burri më pas ka arritur të vjedhë një veturë policie civile që ishte parkuar për të krijuar bllokimin e imrovizuar të trafikut”, vijon policia, transmeton portali Shtegu. Nga shërbimet policore janë shkrepur disa të shtëna, ndërsa burri iku në drejtim të Thunit.

Në dalje të Ostringut, një tjetër veturë policie civile i ka qëndruar në rrugë mjetit që po ikte, vazhdon të shkruajë policia. Dy automjetet janë përplasur. Me ndihmën e shërbimeve të tjera të urgjencës dhe duke përdorur një pajisje për goditje elektrike, oficerët arritën ta ndalonin burrin.

Mbetete e paqartë se si burri arriti të vidhte veturën dhe është objekt i hetimeve, tha zëdhënësja e policisë Magdalena Rast kur u pyet nga “20 Minuten”.

Burri ka mbetur i plagosur rëndë “në rrjedhën e ngjarjeve”. Një ekip i ambulancës e dërgoi atë në spital në gjendje të rëndë. Se a është lënduar nga përplasja, nga të shtënat apo nga përdorimi i mjetit destabilizues është gjithashtu objekt hetimi, tha Rast.

Autostrada midis Wankdorf dhe daljes Ostring në drejtim të Thun duhej të mbyllej për disa orë.

Tashmë policia është në kërkim të personave të cilët mund të ofrojnë materiale me foto apo video në numrin 031 638 81 11,

You may also like