Siguria në kontinentin tonë po sfidohet, bashkëpunimi është i domosdoshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vlerëson se siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi është domosdoshmëri.

Osmani thotë se rëndësia e bashkëpunimit bëhet duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe vlerat demokratik.

“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kujtojmë se presidentja Osmani gjatë ditës së djeshme ishte paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare” në Formun e Paqes që u mbajt në Paris.

You may also like