Si u zbulua “çerdhja” e prostitucionit në Tiranë, klientit maqedonas nuk i pëlqeu shërbimi – Shqip

by admin
Spread the love

 

27-vjeçarja me inicialet M.H dhe 23-vjeçarja B.K janë dy menaxheret që u arrestuan këtë të premte, (5 gusht 2022) në kryeqytet, pasi qendra e masazhit që ato menaxhonin përdorej për prostitucion.

Së bashku me 2 të rejat në pranga ka përfunduar edhe një punonjës i qendrës, ndërsa 4 shtetas të tjerë po procedohen në gjendjë të lirë.

Sipas burimeve të OraNews, një shtetas maqedonas i cili kishte shkuar si klient në atë qendër masazhi ka telefonuar policinë pasi nuk kishte dalë i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar.

Shtetasi në fjalë prentendon se është mashtruar nga disa vajza në një qëndër masazhi, por hetimet e ndjekura nga komisariati nr 6 në Tiranë ka rezultuar se në fakt bëhet fjalë për një qendër prostitucioni.

 

LEXO EDHE KETE 

 

A ndikon seksi i shpeshtë në madhësinë e organeve tuaja gjenitale?

 

Kjo qendër kishte aktivitet edhe në rrjetet sociale: Facebook dhe Instagram. Gjatë një kontrolli në faqen e kësaj qëndreje shikohen vajza gjysmë të zhveshura, të cilat në çdo postim shënonin numërin e telefonit për të kryer rezervime.

Sipas hetimeve të deritanishme kjo qëndër kishte një aktivitet të gjërë në fushën e prostitucionit e ndërsa po vijojnë kërkimet për lokalizmin dhe arrestimin e pronarit të saj, i cili është identifikuar si Mentor Musarai, i moshës 47 vjeç.

Shtetaset M.H dhe B.K menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

You may also like