Si u veshën VIP-at në eventin e rëndësishëm në Turqi

by admin
Spread the love

U mbajt mbrëmjen e djeshme në Turqi eventi “Golden Butterfly Awards”, ku morën pjesë shumë aktorë e aktore të njohur të kinematografisë dhe u ndanë çmime të rëndësishme. Një vëmendje të madhe mori edhe veshja e aktoreve, të cilat u shfaqën shumë elegante dhe e zeza mbizotëroi. Të ftuar ishin aktore si Demet Ozdemir e njohur si Zejnep nga seriali “Shtëpia ime, fati im”, Gokçe Bahadir e njohur si Oja nga seriali “Vrasje të vogla”, Ayça Aysin Turan e njohur si Firuze nga “Stuhi dashurie”, Nurgul Yesilçay e njohur si Gylperi e shumë të tjera, fotot e të cilave mund t’i shihni më poshtë.

Ndërkohë aktorët që morën çmime ishin: Çaglar Ertugrul si aktori më i mirë, Ayça Aysin Turan si aktorja më e mirë, “Dashuria është në ajër” seriali më i mirë komedi romantike, Hande Erçel dhe Kerem Bursin çifti më i mirë i serialeve televizive.

You may also like