Si tentuan të na i rrëmbejnë Irini Qirjakon në Greqi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Irini Qirjako e ftuar në emisionin “Fol me mua” të Rovena Dilos, ka rrëfyer se shumë vite më parë, gjatë periudhës së diktaturës atë kanë dashur ta rrëmbejnë për në Greqi. Këngëtarja tregoi se ajo vetë nuk e ka ditur këtë histori pasi e ka mësuar së fundmi nëpërmjet një miku të saj.

“Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e diktaturës. Edhe po të më shkonte mendja unë kisha merakun e familjes, prandaj nuk doja të arratisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të “rrëmbenin.Ata kishin plan rrëmbimi për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë”, tregoi Irini.

You may also like