Si të shpëtoni prej hundëve të zëna

by admin
Spread the love

Nëse fatmirësisht nuk keni temperaturë, gjasat që gjatë këtyre ditëve të vuani nga hundët e bllokuara, janë të mëdha. Të gjithë e dimë ndjesinë e shëmtuar të hundëve të zëna, por ç’mund të bëjmë për të shpëtuar sa më shpejt?

Avull: Frymëmarrjet e thella në prani të avullit që krijon uji i nxehtë janë një mënyrë e thjeshtë, tradicionale dhe efikase për të shpëtuar nga hundët e bllokuara prej sekrecioneve. Nëse nuk keni aparatin që konverton ujin në avull mund ta bëni sipas metodës së vjetër, duke përdorur një tenxhere me ujë të nxehtë.

Bëni një dush: E keni provuar ndonjëherë sa kollaj mund të merrni frymë pas një dushi me ujë të nxehtë? Kjo ndodh pasi mukoza e hundës suaj hollohet dhe inflamacioni reduktohet. Të paktën për pak kohë do të mund të merrni frymë lirisht.

Qëndroni të hidratuar: Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë këtyre ditëve të pini shumë ujë! Duke qenë gjithë kohës të hidratuar do të çlironi sinuset nga presioni i sekrecioneve.

Përdorni një spray: Mund të jetë një solucion i thjeshtë ujë dhe kripe që do t’ju shpëtojë, të paktën përkohësisht!

Kompresa të ngrohta: Merrni një peshqir dhe zhyteni në ujë të ngrohtë. Më tej shtrydheni dhe vendoseni në zonën e hundës dhe pjesën e sipërme të ballit.

Merrni ilaçe: Sigurohuni të flisni me një farmacist ose një mjek nëse e ndjeni që metodat më sipër nuk funksionuan. /Healthline

Artikulli MëparshëmDhjamosja e mëlçisë, shenjat dhe si ta trajtoni në kohë

You may also like