Si të kërkojmë një favor?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjithsecili ofron favore në situata të ndryshme të jetës së tij, nëse dikush mban derën hapur dhe ju ndihmon, apo ju prezanton një klient të mundshëm në punë, do të thotë se po ju bën nder. Por, të kërkosh favore të mëdha është disi e sikletshme. Nëse do t’ju duhet ndihma e dikujt në të tilla raste, atëherë ndiqni këto hapa.

1. Përgatisni terrenin

Tregohuni të qartë për natyrën e kërkesës tuaj. Fraza, “më duhet t’ju kërkoj një favor”, nënkupton një kontratë në bazë të së cilës ju do t’ju duhet ta ktheni këtë favor.

2. Shpjegoni arsyet

Përgjithësisht njerëzve ju pëlqen të dinë arsyen përse po ju kërkohet të bëjnë një nder. Thënia “A mund të merresh ti me atë, apo këtë takim?” është më pak efektive se sa “A mund të merresh ti me këtë mbledhje, sepse unë kam një tjetër dhe nuk duhet të mungoj?”.

3. Jepni rrugëdalje

Asnjëri nuk ndihet mirë nëse e detyrojnë të bëj diçka të padëshiruar. Bëjini të ditur personave që po i tregoni edhe një rrugëdalje duke i thënë. “në qoftë se nuk mundeni, e kuptoj shumë mirë”, apo “e di që jeni i zënë”.

You may also like