Si të dallojmë origjinën e hematurisë?

by admin
Spread the love




Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Pacientët me sëmundje të ndryshme të veshkave kanë shpesh një hematuria (gjak në urinë), që shumë herë është e vështirë të përcaktohet se nga e ka origjinën. Për këtë ndihmojnë edhe këto dy mënyra të thjeshta në diagnostikimin e hematurisë.

E para ka të bëjë me përdorimin e mikroskopisë me kontrast fazor, i cili mundëson një vlerësim më të mirë të morfologjisë së qelizave të kuqe sesa mikroskopia e fushës së ndritshme, siç eshte theksur nga Fairley dhe Birch në studimin e tyre historik. Ne baze te vleresimit me kete lloj mikroskopi behet e mundur te dallohen eritrocitet dismorfe (me forme te crregullte) nga eritrocitet izomorefe ( te rregullta). Nese predomonojne eritrocitet dismorfe ka te ngjare qe hematuria te jete glomerulare.

E dyta ka të bëjë me rëndësinë e kërkimit të akantociteve (të njohura edhe si qeliza G1)-domethënë qeliza të kuqe në formë unaze me një ose më shumë zgjatje të madhësisë dhe formës së ndryshme që burojnë nga buza e jashtme ose e brendshme e unazës . (akantocite vjen nga greqishtja qe do te thote qeliza me gjemba) . Disa studime kanë konfirmuar rezultatet e Köhler dhe kolegëve, të cilat treguan se kur akantocitet përbëjnë të paktën 5% të qelizave të kuqe të gjetura në mostër, ato bëhen një shënues i besueshëm i hematurisë glomerulare. Vlera e shtuar e akantociteve rrjedh nga karakteristikat e tyre morfologji, e cila mundëson një identifikim më të lehtë dhe më pak subjektiv sesa nëntipet e tjera të qelizave të kuqe.






Artikulli MëparshëmJa ushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj


You may also like