Si shumë herë këtë edicion – Amir Rrahmani një nga më të mirët te Napoli në barazimin kundër Juventus, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Ka përfunduar pa fitues ndeshja Juventus – Napoli, e vlefshme për xhiron e 20’të në Serie A.

Takimi u mbyll me rezultat 1:1, rezultat ky që nuk i ka konvenuar asnjërës skuadër , derisa më së shumti atij i është gëzuar Interi që kryeson renditjen tabelore.

Insigne shënoi për Napolin 0:1 derisa në pjesën e dytë barazoi Chiesa 1:1.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës – Amir Rrahmani, zhvilloi të gjitha minutat e plota, ku edhe si shumë herë këtë edicion, tregoi një ndeshje stabile në mbrojtje, duke mos i lënë shumë hapësira sulmuesve të Juventusit.

Paraqitja e Rrahmanit u vlerësua me notën 7.0, një nga më të lartat në ekipin e tij.

Pas kësaj ndeshjeje Napoli është në pozitën e trete me 40 pikë, gjashtë më pakë sesa Interi, derisa Juventusi është në pozitën e  pestë me 35 pikë.

You may also like