Si rrallëherë, Albin Kurti publikon fotografi me bashkëshorten, Ritën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

13:15 | 9 Tetor 2021

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi ku shihet i shoqëruar nga gruaja e tij, Rita.

Këto foto Kurti i ka publikuar gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë hapëse të Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik, “GRAN Fest”.

“Romani grafik është pikëtakimi i idesë së parë rudimentare – vizatimit me përsosmërinë e fjalës së shkruar. Kombinimi i pasionit për vizatim dhe shkrim. Sonte në ceremoninë hapëse të Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik, “GRAN Fest”, rikujtova përvojën time me romanet grafike dhe njohjen me autorin Gani Jakupi. Ganiun fillimisht e kam lexuar, e pastaj e kam takuar. I sapo liruar nga burgu dhe në kërkim të njohurive për kohën që s’isha as në Kosovë dhe as i lirë, vepra e tij mbresëlënëse “Imazhi i fundit” (Kthimi në Kosovë) më funksionoi aq mirë si kompensim, duke më lënë të kuptoj gjendjen shpirtërore dhe përvojat jetësore të popullit tonë në Kosovën e lirë gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 19992, ka shkruar Kurti sipër fotografive.

You may also like