Si rrallë herë, lideri i Koresë së Veriut shfaqet në publik me vajzën e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar raportet e përfolura gjatë për ekzistencën e saj.

Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të një lëshimi të raketës balistike. Babë e bij, qëndruan dorë për dore gjatë testit, i cili u dënua nga SHBA.

Kim drejton një nga shtetet më të fshehta në Botë dhe shumë pak dihet për jetën e tij personale.

Disa foto u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, duke treguar të dy të kapur për dore ndërsa bisedonin, duke folur me zyrtarët, duke inspektuar raketat dhe duke parë lëshimin e saj.


Top Channel

You may also like