si ranë në dashuri me shqipen? – Shqip

by admin
Spread the love

Një e re dhe një i ri nga Serbia rrëfyen për Euronews Albania lidhjen e tyre me shqipen, si studentë të departamentit të shqipes në Universitetin e Beogradit. Nevena Zhivançeviç tha se pikëtakimin e parë me shqipen e kishte patur duke dëgjuar këngë shqiptare dhe më pas i ishte shtuar shtuar interesi për të mësuar gjuhën e fqinjëve jo aq të dashur

Ajo u shpreh si një e dashuruar me shqipen, pa patur asnjë lloj kompleksi për të shprehur dashuri dhe për Shqipërinë.

“Mësova shqip përmes këngëve dhe në një çast mendova pse mos ta studioj në universitet, pasi desha të njoh më mirë Shqipërinë, dhe s’doja të besoja gjërat që kam dëgjuar. Njerëzit në Serbi po e dëgjojnë më shumë muzikën shqiptarë. Në klubet e natës në Beograd, dëgjohen këngëtarë shqiptarë si Dhurata Dora, Elvana, Noziy”, tha Nevena.

Po ashtu dhe Borivoje Llaziç, i cili ishte nga Bujanoci, tha se me shqipen u lidh prej këngëve.

Që të dy janë pjesë e edicionit të 40 të seminarit ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. /tesheshi.com/

 

You may also like