Si po degjeneron sherri mes berishistëve dhe zyrtarëve të PD – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk kishte dyshim se akti i shpalljes non grata të Sali Berishës kishte vetëm nje qellim: përçarjen dhe degradimin e PD. Dhe fakti që Lulzim Basha u bë pjesë e kësaj skeme, vetëm sa e ka përshpejtuar atë.

Emrat/ Deputetët demokratë që Berisha i mori Bashës

Shenjat e para po duken në banalitetin e sulmeve dhe në goditjet personale që mbështetësit e Bashës dhe Berishës po i japin njëri tjetrit.

Kulmi arriti me përplasjen e dy deputetëve të Korçës, Spaho dhe Salianji.
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, kritikoi dy ditë më parë kryedemokratin Lulzim Basha, në një postim në “Facebook” ku tha se “Partia Demokratike është në gjendje shumë kritike pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe zhvillimeve të mëvonshme”.

Në postimin e tij, Spaho theksoi se do të bashkohet në foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha: “Bunkerizimi i partisë është sëmundja më e rëndë që na ka zënë” tha ai. Por menjëherë ndaj tij rindezi rivalitetet e vjetra, Ervin Salianji, duke i kthyer sulmet në personale.
“Çfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar, President i Federatës së Futbollit. Po përgjegjësi nëse ka Basha, a nuk ka edhe ky? Ka qenë drejtues politik në 2017, në qarkun me rezultatin më të dobët të PD-së. Këta nuk kanë folur një herë të vetme, tani u bë i keq Basha për interesa të këtyre” shtroi pyetjen ai në Abc news.

Dhe nga diskutimi a duhet hapur partia, a ka të drejtë Berisha apo Basha, konflikti degjeneroi në sherre personale. Spaho e etiketoi kolegun e tij si “mitralozin e partisë” dhe aludoi se Salianji e bën këtë me shpresën se mos pushteti e ndihmon pas dënimit ne gjykatē  me dosjen Babale. “Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli…Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund t’i vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që iu fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar t’i rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën”, shkroi ai.

Pyetja që mbështetësit e Bashës “harrojnë” ta bëjnë

E pra, sikurse shihet, gati gjysma e fjalëve që shpenzohen për qëndrime politike janë shantazhe dhe sulme personale. Pikërisht kështu do të ndodhte pas qëndrimit me dy fytyra të liderëve, kur Basha thotë se paraardhësi i tij është krenaria e PD, por përsëri duhet përjashtuar dhe kur Berisha bën një portret krejt tjetër nga ai që ka skicuar për delfinin e tij gjatë tetë viteve.
Dhe ky ngjan të jetë vetëm fillimi i një beteje vëllavrasëse, të cilën Basha nuk arriti dot ta parashikojë kur u bë pjesë e një skeme për asgjesimin e opozotës.

©Shqip

 

Përplasja Spaho Salianji

 

Salianji: “Cfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar, President i Federatës së Futbollit. Po përgjegjësi nëse ka Basha, a nuk ka edhe ky? Ka qenë drejtues politik në 2017, në qarkun me rezultatin më të dobët të PD-së. Këta nuk kanë folur një herë të vetme, tani u bë i keq Basha për interesa të këtyre”.

Spaho: Në kohën e monizmit në vitet 60-70, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve ishte një kapterr gjoja shkrimtar, të cilin Partia e ndërsente sa herë deshte ti hante kokën ndonjërit. Kaq e madhe ishte paturpësia, egërsia dhe zelli i tij, sa që edhe Kadarenë mund ta nxirrte mediokër dhe antiparti.

Këtë tipin Lazgush Poradeci e quante Mitrolozi i Partisë. Një mitroloz të tille kemi edhe ne në PD.

Dje publikova një status ku ngre shqetësimin tim per gjëndjen katastrofike në të cilen ndodhet PD. U shpreha që PD është bunkerizuar dhe për këtë pranova edhe pergjegjësitë e mija si një nga drejtuesit e saj këto 8 vite, megjithëse nuk kam pasur hapësirë për të ndryshuar gjë.

PD ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht në se dëshëron të fitojë zgjedhjet. Detyrimin për ndryshim dhe fitore e kemi në rradhë të parë për njerëzit në baze të cilët janë pa punë dhe bukë.

Mendimet e mija nuk ua imponoj askujt, kushdo që i lexon të gjykojë sipas bindjeve të tij. Kjo vlen edhe për kolegët e Grupit Parlamentar. Cdo njëri prej tyre të më kritikojë me argumenta, madje ashpër, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalen e lirë dhe norma të tjera demokratike po kërkojmë të vendosim në PD.

Cuditërisht, dje në mbrëmje në një stacion televiziv, Mitrolozi i Partisë filloi te mitralojë duke u përpjekur të më ofendojë dhe ulur në sytë e opinionit publik.

“Çfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qënë Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvëndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?”

Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracisë!!!

Mitroloz, për të gjitha arritjet kam investuar energji, profesionalizëm, kohë dhe emocione dhe i kam arritur me konkurim dhe votë. Ne vitin 1997, pasi lashë ministërllëkun, rifillova në PD si sekretar seksioni në lagjen time. Unë vetëm të ndenjurat kam të mijat, karriget janë të institucioneve.

Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli.

Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvënd dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH.

I refuzova të dyja duke i thënë qe do të qëndroj vetëm deputet. Kërkesës së tij për të konkuruar për anëtar të Kryesisë të PDSH i jam përgjigjur që nuk e kam qëllim në vetvete dhe nuk do konkurroj. Këtë e bëra edhe për të marrë pak përgjegjësi mbi vehte për ku kemi mbërritur në PD.

Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund t’i vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që iu fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar t’i rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.

Të fala!

You may also like