Si kurrë më parë, Iliri qëndron dorë për dore me Einxhelin, dënimin ia jep Donaldi

by admin
Spread the love

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, duhet të caktojnë dënime të ndryshme për njëri-tjetrin.

Iliri duhet të qëndronte për tre orë më një nga konkurrentët, i kapur dorë për dore dhe Donaldi zgjodhi që partnere në këtë dënimi, balerini të kishte Einxhelin.

“Meqenëse Einxhelin e ke fiksim”, tha Donaldi. Ditët e fundit në shtëpi duket se moderatorja ka ndryshuar marrëdhënien me Ilirin, me të cilin ka pasur gjithmonë debate të ashpra në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër, miqësia me Donaldin është krisur.

Shkak u bë zinxhiri i shpëtimit, kur aktori i humorit nuk tha emrin e Dagz, duke e nxjerrë këtë të fundit në nominim e më këngëtari me të cilin Einxhel krijoi një marrëdhënie romantike në shtëpi, u eliminua. Ajo i tha më pas Donaldit se nuk do t’ia falë këtë veprim.


You may also like