Si i ka raportet me Bora Zemanin? Flet ish-partneri Vin Veli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bora Zemani dhe ish-partneri i saj, DJ i njohur Vin Veli i kanë dhënë fund martesës së tyre rreth gjashtë vite më parë. Por edhepse të ndarë dhesecili prejtyre po vazhdon jetën e tij, ish-çifti kanë ruajtur një raport të mir me njëri-tjetrin për hir të djalit të tyre, Arborit.

Madje shpesh herë dyshja shihen bashkë në momentet më të rëndësishme të vogëlushit të tyre.

Por si është në të vërtetë raporti i ish-çiftit pas asaj që shikohet në rrjetet sociale?

Një përgjigje për këtë e ka dhënë vet, Vin Veli gjatë një interviste për “T7”.

 

 

“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin”.

I Pyetur për marrëdhënien që ka me Arborin, Dj u shpreh se e takon shumë shpesh, madje edhe kur nuk ndodhet në Tiranë, ai komunikon me të nëpërmjet telefonit:

“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”

You may also like