Si është Luana Vjollca jashtë kamerave? Olsi Bylyku na befason me përgjigjen e tij

by admin
Spread the love

Puntata e radhës e emisionit “Zemër Luana” iu dedikua dashurisë, ku të ftuar ishin tre çiftet e njohura, këngëtarët Rita dhe Fidan, Sarah Berisha dhe Dj Pm dhe aktorët Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan.

Megjithatë, përveç argëtimit dhe situatave të sikletshme ku u përfshinë dyshet e njohura, nuk munguan edhe batutat mes kapitenëve, Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut.

Olsi  nuk ia kurseu një të tillë edhe moderatores Luana Vjollcës. Në një moment teksa po moderonte lojën e Almedës dhe Tolgës, ai u ndal dhe u shpreh se do të zbulonte diçka ekskluzive.

Me të qeshura, ai tregoi se ndonëse Luana duket e ëmbël dhe e qeshur në kamera, kur nuk është në fokus të tyre gjatë gjithë kohës është duke bërë shenja sa me duar me këmbë.

Lexo lajme interesante

You may also like