Si e përdorën fuqinë e tyre politike, 6 nga filozofët më të mëdhenj të botës – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Scotty Hendricks

Vetë filozofët e pranojnë herë pas here, se priren më shumë të diskutojnë mbi botën, në vend se ta ndryshojnë atë. Por kjo nuk do të thotë se çdo filozof e refuzon mundësinë për të testuar idetë e tij në arenën politike. Disa mendimtarë të famshëm u bënë pjesë e qeverive dhe u përpoqën, pak a shumë me sukses, që të zbatonin teoritë e tyre. Ja cilët ishin 6 prej tyre:

Konfuci, Ministër i Drejtësisë

Filozofi më i rëndësishëm në historinë kineze, Konfuci, është themeluesi i filozofisë së konfucianizmit. Shumë nga idetë e tij janë ende të përhapura në kulturën kineze dhe atë të Azisë Lindore. Filozofia e tij politike përqendrohet tek idetë e legjitimitetit, njohjen e vendit të individit në rendin shoqëror, luajtjen e mirë të asaj roli dhe ndjekjen e duhur të ritualeve. Konfuci shërbeu në disa poste qeveritare kur ishte i ri, ri përpara se të bëhej Ministër i Drejtësisë  për shtetin e Lu, një dukat i vogël gjatë Dinastisë Zhu. Ai propozoi ndryshime të guximshme për të centralizuar qeverisjen. Madje plani i tij për të rrëzuar të gjitha kështjellat që nuk i përkisnin organeve qendrore, shkaktoi dy rebelime të vogla. Pas shtypjes së tyre, Konfuci u tërhoq nga posti i rëndësishëm qeveritar. Ai u mor më shumë më mësimdhënien,edhe pse mbajti rolin e këshilltarit të qeverisë.

Xhon Stjuart Mill, anëtar i parlamentit britanik

Mill ishte një filozof dhe ekonomist anglez i shekullit XIX-të. Ai është i famshëm për veprat e tij mbi liberalizmin, logjikën, utilitarizmin dhe ekonominë politike. U zgjodh deputet vitin 1865 nga radhët e liberalëve, pasi kishte bërë fushatë në mbështetje të së drejtës së votës së grave, që në atë kohë cilësohej si një platformë radikale.

Po ashtu ishte kundër sjelljes brutale të kolonializmit britanik në Xhamajka, mbështeti përfaqësimin proporcional, dhe u shfaq në mbrojtje të irlandezëve kundër paragjykimeve të anglezëve. Por qëndrimet e tij rezultuan jopopullore dhe ai nuk u rizgjodh për një mandat tjetër. Një vit pas pensionimit të tij të parakohshëm nga politika, ai shkroi një libër në të cilin kërkoi barazinë e shanseve për gratë në shumë sfera të jetës.

Mark Aureli, perandor i Romës

Ishte perandori i Romës midis viteve 161180. Ai ishte i fundit nga Pesë Perandorët e Mirëdhe vdekja e tij shënoi fundin e Pax Romana: një epokë e artë e prosperitetit romak dhe e  stabilitetit relativ. Mark Aureli ishte gjithashtu një filozof stoik, i famshëm për shënimet për veten e tij, të cilat kanë mbijetuar me titullin Meditime.

Ato ofrojnë një qasje praktike ndaj stoicizmit, një filozofi e përkushtuar ndaj arritjesë lumturisë duke ndjekur virtytet dhe duke vepruar në përputhje me natyrën. Stoikët argumentonin se për një jetë të mirë mjaftonte vetëm virtyti. Filozofët stoikë kishin gjithashtu një model të Universit dhe një sistem logjik.

Ndërsa Mark Aureli ndjek në përgjithësi linjën stoike, ai citon edhe filozofë të tjerë dhe idetë e tyre kur i përshtaten nevojave të tij. Meditimet janë pafundësisht të cituara, por nuk janë të organizuara në një mënyrë të tillë, që e bën menjëherë të qartë çdo pikëpamje më të gjerë të stoicizmit.

Sundimi i tij u karakterizua nga zelli, por një program i kufizuar i veprave publike. Ai itoleroi kritikat nga dramaturgët diçka e rrallë në Romë – dhe shfaqi një interes serioz dhe aftësi në administrimin e ligjit. Midis historianëve ka disa diskutime se si filozofia e tij mund të ketë ndikuar tek djali i tij me probleme të shëndetit mendor, Komoto, që e pasoi në fron. Pavarësisht kësaj, Mark Aureli konsiderohet shpesh më i afërti me një mbretfilozof të vërtetë, që ka parë ndonjëherë njerëzimi.

Bertrand Rasëll, Dhoma e Lordëve

Ishte një filozof britanik, matematikan, intelektual publik dhe anëtar i Dhomës së Lordëve. Një nga themeluesit e filozofisë analitike, Rasëll trajtoi një gamë të gjerë temash, me interes të veçantë për logjikën, teorinë e grupeve, epistemologjinë dhe filozofinë e gjuhës. Ai trashëgoi titullin Erl nga vëllai i tij, dhe ishte anëtar i Dhomës së Lordëve në vitet 1931 1970 nga radhët e laburistëve.

Megjithatë, ai shfaqej rrallë dhe foli gjithsej 6 herë, si për shkak të mungesës së interesit,ashtu edhe nga aktiviteti i ngjeshur akademik. Fjalimet e tij kishin të bënin me paqen, çarmatimin, ndihmën e huaj dhe qeverinë botërore. Fjalimi i tij i fundit mbi çarmatimin bërthamor, konsiderohet më i miri i tij. Pavarësisht historisë së tij në politikën institucionale, ai ishte një aktivist për pjesën më të madhe të jetës së tij. Madje u arrestua në disa raste për aktivizimin e tij.

SokratiPresident i Athinës për 1 ditë

Sokrati ishte një filozof athinas, i konsideruar gjerësisht si themeluesi i filozofisë perëndimore. Si një qytetar i Athinës, ai merrte pjesë drejtpërdrejt në çështjet politike, duke marrë pjesë në mbledhjet e Asamblesë. Ndërsa në një rast drejtoi Asamblenë për një ditë.

Gjatë Luftës së Peloponezit, një fitore e Athinës u sfumua nga dështimi i komandantëve për të shpëtuar njerëzit nga anijet që u fundosën për shkak të një stuhie. Ndërsa stuhia u konsiderua një akt i zotit dhe gjeneralët nuk ishin përgjegjës për të, zemërimi i publikut për humbjen e jetëve çoi gjithsesi në një gjyq në Asamble.

Kur u hodhën në short emrat e zyrtarëve që do të mbikëqyrnin Asamblenë atë ditë, Sokratiishte një prej tyre. Edhe pse rrëfimet ndryshojnë, ai mund të ketë mbajtur rolin e epistatit apopresidentit të  qeverisë athinase. Sokrati dhe shokët e tij mendonin se procedura ishte epaligjshme.

Por me të parë zemërimin e turmës, të gjithë ndryshuan mendje, me përjashtim të Sokratit.Në fund, pas disa manovrave parlamentare, u kalua tek votimi. Të gjithë gjeneralët u shpallën fajtorë dhe 6 prej tyre u dënuan me vdekje. Më vonë athinasit vonë u penduan për atë vendim.

PierZhozef PrudonDeputet i parlamentit francez

Ishte një filozof, politikan dhe ekonomist francez i shekullit XIX-të. Shpiku termin anarkist”, dhe konsiderohet gjerësisht si themeluesi i mendimit modern anarkist. Lloji i tij i anarkizmit, i njohur si mutualizëm, kërkon tregje relativisht të lira, vende pune bashkëpunuese, qeverisje të federalizuar përmes shoqatave të lira të njerëzve dhe një plan revolucionar që bën thirrje për ndërtimin e një shoqërie të re në guaskën e së vjetrës.

Pavarësisht se ishte anarkist, ai kandidoi për në Asamblenë Kushtetuese Franceze pas Revolucionit të vitit 1848, duke e quajtur veten federalist. Si deputet mori pjesë në debatet mbi Uorkshopet Kombëtare:qendra që ofronin punë për të papunët. Ndërsa ishte skeptik për efektivitetin e tyre të mundshëm, ai besonte se ato duhet të mbeteshin të hapura derisa të përgatiten  alternativat.

Ai kërkoi ndryshime gjithëpërfshirëse në ekonominë kombëtare, teksa në një rast foli për 3orë e gjysmë për heqjen e pronës private. Në fund të fjalimit, shumica kërkoi censurimin e tij. Mandati i tij përfundoi kur u arrestua për kritika ndaj presidentit (më vonë perandor) Napoleonit III. Kur u lirua, Franca ishte sërish një perandori. Në fund, edhe ai pranoi se nuk ishte një politikan shumë efektiv.

Marrë me shkurtime nga  Big Think” – Bota.al

You may also like