Si e gjej kohën për punën dhe për vajzën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rudina Magjistari ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj me shumë sinqeritet dhe dashuri pyetjeve të fëmijëve.

Amari, një nga vogëlushët e spektaklit e pyeti Rudinën sesi arrin të kalojë kohë me vajzën e saj Mian pasi ai gjithmonë e sheh në ekran.

Rudina i tregoi se ajo mundohet të kalojë sa më shumë kohë me të bijën dhe i tregoi se ka një “shkop magjik” që në disa raste shfaqet në televizor, por ndërkohë është në shtëpi me Mian e saj, duke iu referuar kështu emisioneve të regjistruara.

“Mundohem ta gjej patjetër kohën. Kur Mia ime është në shkollë, unë merrem me punë. Kur ajo vjen nga shkolla unë përpiqem të bëj maksimumin që shumë ditë të javës të jem unë që e marr nga shkolla. Kur ajo shkon në kurse, unë futem në atë kutinë e televizorit. Kur Mia kthehet në shtëpi, edhe unë kthehem në shtëpi dhe kalojmë darkën bashkë. Ajo kutia e vogël (televizori) ku ti më sheh mua gjithmonë është magjike. Ndonjëherë unë arrij të bëj një magji të tillë që të jem edhe në kuti njëkohësisht, edhe në shtëpi me Mian time”, tha Rudina.

 


You may also like