“Si e ëma, si e bija”, Bebe Rexha pozon përkrah nënës dhe tregon ngjashmërinë e madhe që ka me të

by admin
Spread the love

Bebe Rexha mbetet ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë.

Ylli i muzikës krahas kësaj, është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku përveç fotosesineve dhe angazhimeve profesionale, ajo ndan me fansat edhe imazhe e video nga përditshmëria.

Në rol të madh në këto postim zënë edhe familjaret e saj, të cilëve Bebe herë pas herë u bën dedikime.

Së fundmi këngëtarja ka bërë një postim ku shihet përkrah nënës së saj, e më të cilin ka një ngjashmëri të madhe, dhe kjo vërehej edhe në InstaStoryn që ajo solli.

“Si e ëma, si e bija”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimit ku shihej në makinë bashkë me nënën e saj.

Ndërkohë, ditë më parë Bebe solli bashkëpunimin me reperin australian Masked Wolf “It’s You, Not Me”, që është ripërpunim i këngës së saj baladë “Sabotage”.

Artistja e famshme po ashtu po vazhdon të shijoi suksesin e albumit të dytë në karrierë që e publikoi këtë vit “Better Mistakes”.

 


You may also like