Si do të sillesh nëse Sali Berisha vjen në krye të PD-së? Grida Duma jep përgjigjen e papritur dhe zbulon kush e ‘detyroi’ Bashën që ta përjashtonte ish-kryeministrin

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duka i cilëson demokratët që marrin pjesën në “Foltoren” e Berishës si të nxitur nga emocionet dhe jo me strategji. Pyetur se si do të sillej në rast se Berisha do të vinte në krye të PD, Duma deklaroi se lidershipi i PD-së ka përgjegjësinë e qartësisë dhe mungesës së përçarjes.

Deklarata e Dumës:

Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale. Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e kishte. Asnjëri nga nuk mendonte ndryshe. Do ketë njerëz që e lidhin me individin qenësinë e tyre në një parti të caktuar. Kjo nuk do të thotë se ata janë aty me strategji, por me emocione. Grida Duma ka qenë në PD kur ka qenë Berisha.

Nuk kam një këndvështrim personal mbi këtë çështje. Sot gjendem në një pjesë të hierarkisë së PD. Kontributi dhe pesha politike është një gjë. Unë besoj se sot lidershipi i PD ka përgjegjësinë e dy gjërave, qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Mendoj se demokratëve u është bërë e qartë situata. Do vijojë të bëhet e qartë që vendimi i Bashës është marrë mbi vendimin e SHBA. Unë mendoj se Basha po bën një gjë të arsyeshme. Basha nuk flet në asnjë moment për një veprim se Noka dhe disa të tjerë kanë thënë mendimin e tyre. Ata e kanë thënë mendimin e tyre në çdo mbledhje”, u shpreh Grida Duma.

You may also like