Si do ishte PD nëse në krye do ishte Sokol Olldashi? Topalli befason me përgjigjen e saj

by admin
Spread the love

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, foli për përplasjet brenda Partisë Demokratike. E pyetur se si do ishte PD nëse në krye do të kishte qenë i ndjeri Sokol Olldashi, Topalli tha se me cilindo përveç Bashës partia do të kishte qenë më mirë.

Pjesë nga biseda:

Si do ishte PD nëse Olldashi do ishte në krye të saj?

Sigurisht që do ishte ndryshe, edhe sikur të kishim vendosur edhe rojen e selisë së PD, nuk do ishte shitur, do kishte qenë ndryshe. Se unë i njoh ata dhe janë burra shumë të mirë.

Vendimi për ta shpallur non-grata Berishën?

Mua më ka çudit shumë vendimi i SHBA. Më është dukur i padrejtë. Një njeri që kishte 8 vite i larguar nga pushteti. Mua m’u duk e padrejtë. Unë besoj që Basha e donte këtë vendim të SHBA, që ta hiqte nga grupi i PD. Për mua shtiret kur thotë se ishte vendim i vështirë.

You may also like