“Shyqyr i Zot që erdhi VV e shkoi Serbia – tash krejt rregullohen”

by admin
Spread the love

Zv.kryeministri Besnik Bislimi për pagesën e rrymës për serbët në veri paska deklaruar: “Jemi viktima të së kaluarës”!

E rregulloni Ju! Jam i sigurt!

Krejt i rregulloni!

Shumë e vertetë se jeni viktima:

  • Duhet ta Çlironi vendin;
  • Ta rindërtoni;
  • ta Pavarësoni;
  • t‘i sjellni Njohjet nga mbi 100 shtete;
  • Te ndertoni dhe fundionalizoni Policine e Kosoves;
  • Të ndertoni, funksionalizoni, armatosni e binjakezoni Ushtrinë e Kosoves me ate te SHBA-ve aë t‘marr pjese ne misione paqesore;
  • Të ndertoni e funksionalizoni Administraten Qendrore e Lokale;
  • Doganatbe Kosoves
  • Administraten Tatimore dhe politikat e saj!
  • të ndertoni Sistemin Arsimor;
  • ti ndertoni Shkollat në gjithë vendin;
  • Ta ndërtoni Sistemin shendetesor dhe spitalet e ambullancat ne gjithe Kosoven;
  • ti ndertoni Rrugët lokale ne cdo cep te Kosoves
  • ti ndertoni edhe autobanet…!
  • Ta sanoni ujesjellesin dhe kanalizimet ne gjithe vendin;
  • Të organizoni skemat e ndihmave sociale per te varferit;
  • Skemat Pensionale per te gjithe qe u eshte plaçkitur pensioni nga Serbia;
    Etj, Etj!

Po, po!?
Gjithçka nga Zeroja duhet ta beni Ju?!

  • Andaj e kuptoj që “ndjeheni si viktima të së kaluarës“!

Por lum e shyqyr – O Zot – që erdhet Ju e shkoi Serbia – se realisht vetem ky kapercim me 14 Shkurt 2021 dhe „kjo datë e shënuar historike“ e pranim-dorezimit te pushtetit nga Serbia te Ju VV-ja – ka qene problemi i ketij vendi e kombi…!

Tjerat, meqe keni ardhe Ju, kanë me u rregullu t’gjitha!
Kanë me u rregullue, Krejt, Drejt dhe Shpejt!

Lexo lajme interesante

You may also like