Shumica e shqiptarëve po i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, por jo ato parlamentare (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shumica e votuesve shqiptarë po i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, duke votuar më shumë vetëm në ato parlamentare.

Klan Kosova ka shkrepur fotografi nga vendvotimet në Bujanovc dhe Tërrnoc, ku vërehet se ka më shumë vota të hedhura në kutinë për zgjedhje parlamentare, sesa në atë për president.

Kutitë e votimit në një qendër votimi në Tërnoc. Foto: Haris Ademi/ Klan Kosova

Sasi e njëjtë e votave të hedhura është parë edhe në qendrat e tjera të votimit, ku të drejtë vote kanë shqiptarët.

Serbia sot po i mban në të njëjtën kohë edhe zgjedhjet presidenciale, edhe ato parlamentare. /Klankosova.tv/

Kutitë e votimit në qendrën e votimit në gjimnazin ‘Sezai Surroi’ në Bujanovc. Foto: Haris Ademi/ Klan Kosova

 

 

You may also like