Shumica e shkollave dhe çerdheve të Prishtinës rinovohen në gusht (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çerdhja “Ardhmëria” në Prishtinë pritet t’i ndryshojë ngjyrat në hapësirat e brendshme dhe kjo në disa pjesë nuk u bë që shtatë vjet.

Derisa disa veprime më herët u bënë edhe nga ana e vet institucionit, megjithatë ketë të komunarëve thonë se e mirëpresin.

“Korridoret janë gëlqerosur duke siguruar vetë ngjyrën ndërsa dhomat e fëmijëve jo. 142 janë në çerdhe dhe po mundohemi që me i respektu maksimum të gjitha rregullat”, tha drejtoresha e kësaj çerdheje, Lumnije Çitaku.

Ajo tregoi së më së shumti nevojë kanë edhe për lodra të drurit dhe për investime tek inventari i dëmtuar.

Në kësi ndërhyrje nga ana e komunës janë të përfshira edhe shtatë çerdhe të tjera publike që gjenden në kryeqytet e pos tyre edhe disa shkolla.

Drejtori i “Gjin Gazulli”, Bujar Gjocaj, e sheh të domosdoshme që procesi i gëlqerosjes të bëhet  çdo vit.

Nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë njoftuan se punët do të nisin ditëve bë vazhdim dhe pritet të përfundojnë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Rikonstruktimi dhe gëlqerosja e këtyre institucioneve, sipas komunës, kap vlerën prej 450 mijë euro për një vit.

 

You may also like