“Shumi” demanton lajmin e largimit

by admin
Spread the love

Në lidhje me lajmin e publikuar në portalin Shqipmedia rreth largimit të Altrim Mahmutit-Shumit, ka ardhur menjëherë demanti. të cilin do ta postojmë më poshtë të plotë. Sipas “Shumi” ai nuk është larguar nga politika por është tërhequr nga aktivitetet partiake pasi qeveria e ka propozuar për ambasador në Kinë. Edhe pse ai deri para disa javësh postonte lajme dhe aktivitete nga Lëvizja BESA atëhere nuk e ka penguar emërimi i tij ndërsa tani jo. Për t’u habitur apo? Gjithsesi ne do të respektojmë fjalët e tij dhe do të postojmë demantin dhe shpresojmë se nuk do të mashtrohet nga partia dhe qeveria e cila e ka propozuar për ambasador pasi është Kryetari i Shtetit ai cili në fund zgjedh se kush do të emërohet ambasador respektivisht këtë herë Stevo Pendarovski.

Lexo lajme interesante

You may also like