Shumë yje të Hollywood-it betohen për këtë ushqimi që hanë në mëngjes

by admin
Spread the love

Bollguri është rekomanduar nga nutricionistët ndër vite si një mëngjes i mirë sepse është plot me fibra dietike dhe ul kolesterolin.

 Për shkak të bollëkut të fibrave, ky ushqim super i shëndetshëm ofron një ndjenjë të ngopjes, që do të thotë se do të hani më pak me kalimin e ditës.

Shumë personazhe të famshëm ndjekin këtë regjim për mëngjes për të ruajtur linja të shëndetshme. Mëngjesi i preferuar i Chloe Kardashian është tërshëra me qumësht dhe një filxhan kafe, ndërsa Catherine McNeil, e nis ditën me një mëngjes të lehtë të përbërë nga bollgur me rrush të thatë.

Të njëjtin mëngjes pëlqen edhe e famshmja Adriana Lima. Dhe Miranda Kerr ka deklaruar se në dietën e saj i pëlqen rregulli 80:20, që do të thotë se në 80 për qind të rasteve ushqehet shëndetshëm dhe baza e mëngjesit të saj është bollguri dhe në ato 20 për qind që merr frymë dhe shijon ëmbëlsirat.

Tërshëra është një burim energjie i shëndetshëm, e pasur me vlera ushqyese për shëndetin. Ajo ka një sërë efektesh pozitive në trup: Ul kolesterolin, ul presionin e gjakut, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, parandalon obezitetin, ju bën më energjikë si dhe mbron lëkurën.


You may also like