Shumë yje janë bashkuar me Barçën, por asnjë nuk zbret dot në fushë

by admin
Spread the love

Situata ekonomike te Barcelona vazhdon të jetë shumë e komplikuar pavarësisht një merkatoje të bujshme, që solli në Katalonjë lojtarë të nivelit të lartë si Kessiè, Lewandowski, Raphinha, Koundé dhe Christensen.

Por për momentin të gjitha këto blerje nuk mund të federohen në LaLiga shkruan “Sport”, që sqaron se deri më tani klubi blaugrana nuk i ka plotësuar kërkesat minimale që të mund të federojë blerjet e reja në organikën që do të marrë pjesë në sezonin e ri të LaLigas, duke përfshirë këtu edhe 2 lojtarët që rinovuan kontratat: Ousmane Dembelé dhe Sergi Roberto.

Barcelona duhet të rregullojë menjëherë bilancin, duke shitur një tjetër 25% të Barça Studios si dhe duke larguar ndonjë lojtar (De Jong dhe Depay të parët në listë). Afati i fundit për të federuar lojtarët e rinj është 31 gushti dhe në kampin e Barcelonës drejtuesit po punojnë që të zgjidhin sa më shpejt këtë situatë. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like