Shumë fjalë për Kalidou Koulibaly, agjenti Fali Ramadani thyen heshtjen

by admin
Spread the love

Edhe një vit kontratë, ndaj zgjidhja më e mirë është rinovimi ose shitja. Te Napoli e dinë dhe duhet të zgjidhin të gjitha dilemat për Kalidou Koulibaly sa më shpejt.

Për “Corriere dello Sport”, që një ditë më parë shkruante se senegalezit i është ofruar rinovim me përgjysmim page, 3 milionë euro ne sezon, ka folur menaxheri Fali Ramadani.

“Ka shumë thashetheme dhe dua ta sqaroj se ne nuk jemi në bisedime me asnjë klub për Koulibaly, nga sot.

Jemi duke pritur të takojmë drejtuesit e Napolit për të vendosur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët”, sqaron agjenti i njohur. / oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

Lexo lajme interesante

You may also like