Shumë emocione në Big Brother, banorët e shtëpisë rrëfejnë vështirësitë e tyre

by admin
Spread the love

Banorët vendosën në zbatim ‘Lojën e memories’. Rrëfimin e parë për jetën e saj e bëri Nita, e cila tregoi se në periudhën kur Kosova u përfshi në luftë, ajo ka qenë 6 vjeçe. Nita tha se nuk e ka përjetuar periudhën e luftës pasi ajo dhe familja e saj lëvizën drejt Maqedonisë.

Rrëfimi i Nitës u pasua nga ai i Diolës. Ajo tha se ka lindur në Çorovodë dhe se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me gjyshin e saj, i cili është ndarë nga jeta.

“Loja e Memories” vijoi me Armaldon, i cili tha se në adoleshencë, futbolli u bë një sport i pandashëm për të. Ai tha se sapo mbaroi shkollën e mesme, kreu shërbimin ushtarak 18 muaj, dhe në vitin 1985 është kthyer në Gramsh.

Nga ana tjetër, Valbona tha se kënga e saj e parë ka qenë shkodrane. Kur këndoi “Sa e kandshme Vjollcë ti je”, profesori i tha Valbonës se ka zë shumë të bukur.

Kiara tha se ka qenë një fëmijë i çuditshëm, pasi nga ndrojtja nuk fliste asnjëherë në klasë. Për këtë arsye, ajo tregoi se është bullizuar.

Pas Kiarës, ishte radha e Kristit. Ai tha se prindërit e tij janë hasur me shumë probleme në vitin 1991, pasi kanë provuar çdo mënyrë për tu larguar nga shtëpia.

Tea tha se është rritur në një familje modeste, në një fshat të vogël në Lushnje. Ajo shtoi se nuk ka shumë dëshirë të flasë për jetën e saj familjare apo private.

Nga ana tjetër, Xhoni u shpreh se në moshën 6-vjeçare, prindërit e tij u divorcuan dhe se ajo ka qenë një periudhë tronditëse për të.

Edhe Bjordi e rrëfeu vijën e jetës së tij. Ai tha se ndonëse niveli i varfërisë ishte shumë i lartë, prapë se prapë ka kaluar një fëmijëri shumë të bukur. Ai tha se i vogël kishte një biçikletë të kuqe, të vogël, me të cilën bëntë xhiro me mamanë e tij.

You may also like