Shuhet në moshën 79-vjeçare Tony Sirico, “gangsteri” i serialit “The Sopranos”!

by admin
Spread the love

Aktori Tony Sirico, i cili interpretoi gangsterin e dashur Paulie Walnuts në serialin popullor të HBO, “The Sopranos”, i përzgjedhur shpesh edhe në kastet e Woody Allen, fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Vëllai i aktorit, Robert Sirico, një prift Katolik nëpërmjet një postimi në Facebook tha se:

Me dhimbje të thellë por krenari, dashuri të pamasë dhe kujtime të paçmuara familja e Gennaro Anthony Sirico iu informon për vdekjen e tij mëngjesin e 8 korrikut.

Shkaqet e vdekjes nuk u bën të ditura. Sirico kishte rol të rëndësishëm në serialin dramatik që nisi në 1999 dhe u bë një hit në epokën e prestigjit televiziv. Edhe pse ka pasur pjesë të vogla në 6 filma të regjisorit Woody Allen nga viti 1994 deri në 2016-tën, Sirico nuk ishte shumë i njohur para interpretimit në serialin televiziv, ku ishte një kapo në familjen mafioze të kryesuar nga Tony Soprano.

Personazhi Paulie Walnuts ishte një kriminel me karakter të fortë, herë pas herë i sjellshëm dhe komik, por gjithmonë besnik ndaj bosit. I lindur në Brooklyn në 29 korrik të vitit 1942, Sirico kaloi 20 muaj në burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje në fillim të viteve 70-të. Ai ka lënë pas 2 fëmije dhe siç tha i vëllai, një numër të madh mbesash, nipërish e stërnipërish. Aktorët e serialit përfshirë, Steven Van Zandt, udhëhoqën homazhet për të në rrjetet sociale, duke e përshkruar si një personalitet brenda dhe jashtë ekranit./topalbaniaradio


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like