Shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti dhe dorëzim i Osmanit e Kurti para grupeve kriminale – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kritkuar vendimin e institucioneve për shtyerjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, raporton Shqip.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. 

“Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e  Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë. Të thirret urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe këta dy persona të japin llogari para përfaqësuesve të popullit”, ka shkruar ai.

You may also like