Shtyhet turneu i Madonnës për shkak të gjendjes së saj shëndetësore

by admin
Spread the love

Më datën 15 korrik 2023 ishte caktuar të fillonte turneu i yllit të muzikës Madonnës, për shënimin e 40 vjetorit të karrierës së saj. Por, kjo nuk shkoi sipas planit, pasi që Madonna u sëmur. Ajo u gjet pa vetëdije gjatë provave për turneun.

Menaxheri i saj Guy Oseary në një postim në Instagram ka bërë të ditur se Madonna ka një infeksion serioz bakterial, dhe se i është nënshtruar trajtimit.

Sipas tij, ajo do t’i kalojë disa ditë në njësitin intenziv.

Oseary ka sqaruar se Madonna është lodhur nga provat e tepërta për turneun, dhe se për turneun duhet që ajo të shërohet e tëra nga kjo baktere. Vajza e saj Llordës është pranë saj.

Turneu i 64 vjeçares, Madonnës, do të duhej të fillonte në Vankuver, ka thënë ai. Ai po ashtu ka treguar se gjendja e saj ka filluar të përmirësohet.

Nuk është bërë e ditur data se kur do të fillojë turneu pas shtrirjes në spital të Madonnës.

Madonna The Celebration Tour, do të jetë i 12-ti me radhë për këtë yll muzike. Ajo gjatë tij do të interpretojë këngët që ka realizuar gjatë karrierës së saj dyzet vjeçare.

Gjatë karrierës së deritanishme, Madonna siç është raportuar ka fituar 1.376 miliard dollarë, ndërkaq për koncertet e saj janë shitur 11.7 milionë bileta për 575 koncerte. Kështu thuhet sipas Billboard Boxscore, që do të thotë se ajo është këngëtarja më e suksesshme në historinë e Boxscore./21Media

You may also like