Shtyhet shqyrtimi i Raportit vjetor të KQZ-së, shkaku i seancës e përgatitjeve për zgjedhjet në veri – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shtyrë për një mbledhje tjetër Raportin Vjetor Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, raporton Shqip.

Kjo u bë pas kërkesës së kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, kërkoi që të lirohet para orës 11:00, pasi siç tha ka takim për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen në veri të vendit.

“Gjatë vitit 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është angazhuar në organizmin e dy proceseve zgjedhore: Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe Zgjedhjeve Lokale”.

“Buxheti final i KQZ-së në vitin 2021 ishte në vlere prej 16.796,517 euro dhe është shpenzuar në vlere prej 16.435,543 euro apo 98%. Buxheti i planifikuar për organizmin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021 ishte në shumen: 5.578,712 euro. Pas përfundimit të zgjedhjeve, KQZ-ja ka miratuar raportin përfundimtar të shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve, sipas të cilit këto zgjedhje i kane kushtuar buxhetit t Kosovës: 4.469,764.00 euro”, tha Radoniqi.

Kundër shterjes u shpreh deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, raporton EO.

“Kjo mbledhje dhe ky raportim duhet të përfundojë, pasi që është një pikë e rëndësishme, ajo për votimin e Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, tha Lekaj.

Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që e njëjta mbledhje të mbahet një ditë tjetër.

You may also like