Shtyhet sfida e Tottenham, Omicron kthehet në kërcënim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka qetësi për Tottenham. Londinezët nuk do të zbresin në fushë as në takimin me Leicester, teksa është marrë vendimi që dhe kjo përballje të shtyhet për shkak të situatës së krijuar nga covid-19.

Pas takimit të Conference league me Rennes dhe sfidës së Premier League me Brighton tashmë është marrë vendimi që dhe përballja mes dhelprave dhe skuadrës së Antonio Contes të shtyhet për në një tjetër datë.

Tottenham ka raportuar për 8 lojtarë dhe 5 pjesëtar të stafit të infektuar, çka e ka bërë gjendjen tepër seriozë, duke detyruar autoritetet që të shtyjnë ndeshjet e fundit.

Edhe trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers tha të mërkurën se do ishte vendimi më i drejtë që kjo përballje të shtyhej, diçka që e ka bindur tashmë dhe bordin drejtues të Premier League. Situata nuk duket e mirë tek Leicester, që po ashtu po përballet me një situatë të COVID-19.

Duke marrë në konsideratë dhe shtyrjen e disa prej ndeshjeve të Premier League nuk do ishte aspak çudi që ndeshjet e këtij fundviti të shtyhen, për të evituar një shpërthim të COVID-19 në ekipet e Premier League.

Sfida mes Brentford-Manchester United të martën dhe takimi i Watford me Burnley po ashtu u anuluan këtë javë.


Top Channel

You may also like