Shtyhet një ndeshje në Bundesliga – kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Sfida mes Mainz dhe Dortmund nuk do të luhet të dielën siç ishte planifikuar.

Mediat gjermane bëjnë me dije se skuadra e Mainz ka bërë një kërkesë zyrtare që të shtyhet përballja me verdhezinjtë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në këtë skuadër.

Diçka e tillë është pranuar nga Federata Gjermane, për shkak se ekipi i trajnerit Bo Svensson ka vetëm 14 lojtarë në dispozicion, ndërsa dhe vetë danezi është i prekur nga covid-19.

Mes 14 lojtarëve që janë të disponeushëm nuk rezulton asnjë portier i federuar, çka e bën të pamundur organizimin e kësaj ndeshje. Në anën tjetër dhe lojtarët që kanë rezultuar negativ janë në karantinë për momentin në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e virusit.

Kjo përballja do të luhet në datën 16 mars, si një datë e lirë ku të dyja ekipet do të zhvillojën përballjen e kësaj jave, gjithnjë nëse situata në skuadrën e Mainz do të përmirësohet.

Aktualisht, nuk raportohet për ndonjë lojtar me probleme serioze, por në Gjermani vijohet të ketë masa të rrepta për situata që lidhen me COVID, edhe pse gjendja duket disi më e stabilizuar.

You may also like