Shtyhen dy ndeshje të xhiros së nëntë në La Liga, kjo është arsyeja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Federata spanjoll ka vendosur të shtyejë dy ndeshje të xhiros së nëntë.

Të dielën në orën 18:30 ishte planifikuar të luhen dy përballjet, Granada-Atletico Madrid dhe Real Madrid-Athletic Bilbao.

Megjithatë këto dy ndeshje nuk do të luhen pasi federata spanjolle ka vendosur të luhen në një datë tjetër.

Ndeshjet janë shtyerë për shkak të dueleve që po luhen në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.

Këto klube kanë shumë futbollistë të angazhuar në këto Kombëtare dhe shkaku i orarit të ngjeshur ka ardhur ky vendim nga La Liga.

Kujtojmë që pak javë më parë edhe dueli mes Sevillës dhe Barcelonës u shtye për të njëjtën arsye.

Ndërkohë nuk është vendosur ende data se kur do të luhen ato.

You may also like